LAJME / E Enjte 10 Korrik 2025, 15:03

U arrestua në aeroportin e Zyrihut, kërkohet paraburgim për Noizy-n

Reperi i njohur, Noizy, është arrestuar të shtunën, më 5 korrik, në aeroportin e Zyrihut nga policia zvicerane. Mediat vendase raportojnë se ndalimi u bë me urdhër të Zyrës së Prokurorit Publik për Krime të Rënda të Dhunshme.

Sipas portalit zviceran Watson.ch, ndaj 38-vjeçarit rëndojnë disa akuza penale, për të cilat prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit. Megjithatë, një vendim përfundimtar ende nuk është shpallur dhe ndaj artistit zbatohet parimi i prezumimit të pafajësisë.

Noizy kishte planifikuar të performonte në një event në “Rinora 4”, në Rümlang, por arrestimi i tij bëri që koncerti të anulohej, ndërsa njoftimet për aktivitetin janë fshirë nga rrjetet sociale.

Reperi është përmendur edhe për afrimin e tij me politikën, pasi gjatë fushatës elektorale është ngjitur në skenë përkrah kryeministrit Edi Rama.

Për momentin, Noizy ndodhet në Zvicër në pritje të vendimit të gjykatës lidhur me kërkesën për paraburgim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE