LAJME / E Enjte 8 Maj 2025, 19:07

U arrestua me kokainë ditën e djeshme, ish-kandidati i Lapajt: Nuk kam qenë përdorues droge

Ergys Isufi, ish-kandidati për deputet i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, ka reaguar sot publikisht përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale pas incidentit të një dite më parë, ku u kap nga policia me një dozë kokaine.

Në mesazhin e tij, Isufi i kërkoi ndjesë publikut, qytetarëve të Sarandës, familjes, miqve dhe kolegëve të tij në lëvizjen “Shqipëria Bëhet”. Ai e cilësoi ngjarjen si një situatë e vështirë, por u shpreh se ka hyrë në politikë me bindje dhe dëshirë për të kontribuar, pavarësisht zërave që i kanë thënë se “nuk është për politikë”.“Nuk kam qenë kurrë i përfshirë në çështje penale apo me lëndë narkotike,” – deklaroi Isufi, duke sqaruar se ngjarja nuk duhet të ndikojë te perceptimi për lëvizjen që përfaqëson. Ai falënderoi Policinë e Shtetit për profesionalizmin dhe për faktin që nuk u bë pjesë e një “dashakeqësie të mundshme të inskenuar”, sipas fjalëve të tij.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë, kur Isufi u ndalua nga policia në rrugën Sarandë–Borsh, ndërsa udhëtonte me një të mitur për të marrë pjesë në një miting elektoral. Gjatë ndalimit, ai fillimisht tentoi të largohej me vrap, por u kap dhe u neutralizua nga forcat e rendit. Gjatë kontrollit, policia i gjeti një dozë kokaine, e dyshuar për përdorim vetjak.

Pavarësisht incidentit, Isufi mbetet i lirë dhe është shprehur se vazhdon të mbështesë lëvizjen “Shqipëria Bëhet”, duke kërkuar mirëkuptim dhe duke theksuar se përgjegjësia është personale dhe nuk duhet të rëndojë mbi kolegët e tij, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE.