LAJME / E Shtunë 6 Qershor 2026, 02:02

Trupi u gjet i varrosur më shumë se një metër nën tokë: Fund tragjik i kërkimeve për biznesmenin e rrëmbyer

Policia në Berlin, kryeqytetin e Gjermanisë, ka gjetur trupin e një 51-vjeçari me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina, pasi në fillim të muajit maj ishte raportuar se ai ishte rrëmbyer.

Biznesmeni Ismet K. u gjet rreth 50 kilometra larg Berlinit, në zonën e Potsdamit.

Sipas raportimeve të mediave gjermane, trupi është lokalizuar falë sinjalit GPS të telefonit të tij celular dhe është gjetur i varrosur më shumë se një metër nën tokë, në një zonë pyjore pranë Potsdamit.

Raportohet se viktima ka humbur jetën si pasojë e plagëve të rënda të marra në kokë dhe në qafë.

Sipas informacioneve të publikuara, që nga momenti i zhdukjes së tij, familja nuk ka marrë asnjë kontakt nga rrëmbyesit dhe asnjë kërkesë për shpërblim, çka ka ngritur dyshime se motivi i rrëmbimit nuk ka qenë përfitimi financiar.

Autoritetet gjermane ende nuk kanë dhënë një deklaratë të detajuar publike lidhur me rastin, ndërsa Prokuroria e Berlinit ka paralajmëruar një konferencë për media në fillim të javës për të zbuluar më shumë detaje nga hetimet.

Ndërkohë, autorët e dyshuar të këtij krimi vazhdojnë të jenë në kërkim, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE