LAJME / E Diel 26 Korrik 2026, 17:05

Trump zbulon “informacione sekrete” për udhëheqësin e ri iranian

Trump pretendon se lideri i ri i Iranit është homoseksual.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë një deklaratë të diskutueshme lidhur me udhëheqësin e ri suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, duke pretenduar se ai është homoseksual.

Trump tha se informacioni për orientimin seksual të Khameneit vjen nga raporte të klasifikuara të inteligjencës amerikane dhe të CIA-s, pa publikuar prova për pretendimin e tij.

“Nën administratën time, regjimi dikur i fuqishëm dhe i frikshëm, që sulmonte vazhdimisht Amerikën, u rrëzua përfundimisht. Ish-udhëheqësit e tij u eliminuan dhe tani ai drejtohet nga një diktator homoseksual”, deklaroi ai.

Deklarata e liderit amerikan ka shkaktuar reagime, ndërsa nuk ka pasur ende një koment zyrtar nga autoritetet iraniane apo nga vetë Mojtaba Khamenei, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE