
Një fëmijë 5-vjeçar nga fshati Çegran ka përfunduar në Klinikën e Fëmijëve në Shkup, pasi dyshohet se është helmuar aksidentalisht me tableta.
Sipas Policisë së Gostivarit, ngjarja është raportuar më 08.06.2026 rreth orës 18:40, kur punonjës policie kanë zhvilluar bisedë në Repartin e Pediatrisë në Spitalin e Gostivarit, ku fillimisht është sjellë fëmija për shkak të helmimit me ilaçe.
Nëna e fëmijës, 25-vjeçarja N.A., ka deklaruar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, gjatë kohës që ajo ishte në punë, ndërsa fëmija ishte nën kujdesin e gjyshërve në shtëpi.
Sipas saj, nga pakujdesia, fëmija ka pasur qasje në tableta të lëna në një vend të arritshëm nga gjyshja dhe i ka gëlltitur ato, duke pësuar më pas komplikime shëndetësore.
Fëmija fillimisht është gjetur në gjendje stabile dhe kontaktuese, ndërsa pas ndihmës së parë është transferuar në Klinikën për Fëmijë në Shkup për trajtim dhe ekzaminime të mëtejshme”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
