LAJME / E Diel 7 Qershor 2026, 19:07

Tronditet vendi, tjetër plagosje, një person qëllohet me armë, policia në vendngjarje

Plagosje me armë zjarri është regjistruar në zonën e rrugës Transballkanike, në lagjen “Pavarësia 3” të Vlorës, duke shkaktuar shqetësim te

banorët e zonës.

Sipas informacioneve paraprake, një person ka mbetur i plagosur në këmbë si pasojë e të shtënave dhe është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Burime paraprake bëjnë me dije se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, megjithëse gjendja e tij shëndetësore po monitorohet nga mjekët.

Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e plota të ngjarjes dhe motivet që çuan në përdorimin e armës së zjarrit.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje, ku po kryejnë veprimet hetimore dhe po mbledhin prova që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rastit.

Autoritetet po punojnë gjithashtu për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë incident. Hetimet vijojnë dhe pritet që në orët në vazhdim të ketë më shumë detaje zyrtare mbi ngjarjen, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE