LAJME / E Diel 7 Qershor 2026, 17:05

Tronditet Shkupi! Tre persona gjenden të vdekur brenda pak orësh, mister në tre lokacione të ndryshme

Tre raste vdekjesh brenda një dite në Shkup, trupat dërgohen për obduksion

Tre raste vdekjesh janë regjistruar gjatë ditës së 6 qershorit në rajonin e Shkupit, ndërsa në të gjitha rastet prokurori publik ka urdhëruar obduksion për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

Rasti i parë është raportuar në orën 08:40 në fshatin Kuçkovë të Shkupit, ku poshtë një automjeti të tipit “Opel” me targa të Shkupit është gjetur pa shenja jete 67-vjeçari C.R. nga fshati Vollkovë. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen, ndërsa pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, trupi është dërguar për obduksion.

Po të njëjtën ditë, rreth orës 16:52, policia ka pranuar një denoncim se në një dhomë hoteli në zonën e Bit Pazarit është gjetur i vdekur 63-vjeçari S.E. nga Turqia, i cili po qëndronte në vend. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune. Me urdhër të prokurorit, trupi është dorëzuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërkohë, në orën 20:00, në një banesë në komunën Qendër është gjetur pa shenja jete 69-vjeçari B.O. Edhe në këtë rast, mjeku ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune. Pas kryerjes së procedurave hetimore, trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të secilit rast, ndërsa rezultatet e obduksionit pritet të japin më shumë detaje mbi shkaqet e vdekjeve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE