LAJME / E Diel 21 Qershor 2026, 18:06

Tre javë revoltë/ Mbahet sot protesta e 22-të, diaspora “pushton” sërish Tiranën, kërkohet dorëheqja pa kushte e Ramës

Do të mbahet sot në orën 19:00 protesta e 22 masive para Kryeministrisë, ku qytetarë do të vendosen sërish para Kryeministrisë ku do të kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e pa kusht të kryeministrit Edi Rama.

Ashtu siç ndodhi edhe në protestën e djeshme, diaspora pritet të jetë pjesë e revoltës, me emigrantët që u dyndën masivisht në Tiranë nën moton: Kur Shqipëria thërret, bijtë përgjigjen.

Protesta konsiderohet si kulmi i mobilizimit qytetar pas tri javësh demonstrata të pandërprera.

Revolta ka tejkaluar tashmë kauzën fillestare dhe është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit, keqqeverisjes, mungesës së llogaridhënies dhe largimit masiv të të rinjve nga vendi. Pjesëmarrja e diasporës është një tregues se pakënaqësia ndaj qeverisë nuk kufizohet vetëm brenda territorit të Shqipërisë.
Tubimi pritet të nisë në orën 19:00 te sheshi ‘Skënderbej’ dhe më pas do të marshohet drejt Kryeministrisë.

Dita e 21-të e protestave antiqeveritare shihet si një provë e rëndësishme për vazhdimësinë e revoltës qytetare, e cila prej tre javësh ka mbajtur në qendër të vëmendjes zhvillimet politike në vend, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE