
Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në dy raste të ndara në rajonin e Mitrovicës, ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit të saj 24-orësh.
Rasti i parë është regjistruar në Mitrovicë, ku një grua është gjetur e vdekur brenda banesës së saj.
Sipas informacioneve të Policisë, viktima nuk ishte lajmëruar në telefon, gjë që kishte ngritur shqetësimin për gjendjen e saj. Për të mundësuar hyrjen në banesë është kërkuar asistenca e zjarrfikësve, të cilët kanë hapur derën.
Pas hyrjes në banesë, në vendngjarje ka intervenuar edhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar se gruaja ishte pa shenja jete.
Lidhur me rastin janë njoftuar organet kompetente, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut të vdekjes.
Një tjetër rast është raportuar në fshatin Gracë të Vushtrrisë, ku një burrë është gjetur pa shenja jete.
Sipas raportit policor, familjarët kanë njoftuar autoritetet për rastin, ndërsa në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës dhe ekipi mjekësor.
Pas ekzaminimeve fillestare, mjekët kanë konstatuar vdekjen e personit.
Edhe në këtë rast, me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Autoritetet nuk kanë bërë të ditur shkaqet e vdekjeve, ndërsa rezultatet e ekzaminimeve mjeko-ligjore pritet të ndihmojnë në sqarimin e rrethanave të të dy rasteve.
Policia po vazhdon procedurat përkatëse në koordinim me Prokurorinë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
