LAJME / E Enjte 28 Dhjetor 2023, 11:11

Tragjike! 39-vjeçari i jep fund jetës, zbardhen detajet e para

Raportohet se një 39-vjeçar nga Durrësi i ka dhënë fund jetës.


Ngjarja ka ndodhur te zona e njohur si “Çezma e Ferrës” në qytetin bregdetar. I riu është gjetur i varur dhe paraprakisht deklarohet se është vetëvarje.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ashtu si dhe motivet që mund ta kenë shtyrë drejt aktit të rëndë në këtë fundviti.