LAJME / E Enjte 23 Korrik 2026, 18:06

Tragjedi në magjistralen Prishtinë–Pejë! – Humb jetën një motorist 19 vjeçarë

**19-vjeçari humb jetën në një vetaksident me motoçikletë në magjistralen Prishtinë–Pejë**

Një 19-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti me motoçikletë që ka ndodhur në magjistralen **Prishtinë–Pejë**.

Sipas burimeve, rasti po trajtohet aktualisht si **vetaksident**, ndërsa autoritetet kompetente kanë nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja tragjike.

Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se, bazuar në informacionet fillestare, në aksident nuk dyshohet të jetë përfshirë ndonjë automjet tjetër.

Ndërkohë, Klankosova.tv ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për të marrë detaje shtesë lidhur me rastin. Pritet që autoritetet të dalin me një njoftim zyrtar pas përfundimit të veprimeve hetimore në vendin e ngjarjes.

Rasti ka tronditur opinionin publik, ndërsa hetimet janë në vazhdim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE