LAJME / E Diel 6 Korrik 2025, 19:07

Tragjedi/ Fëmija i mitur mbytet në pishinën familjare, dërgohet në spital pa shenja jete

Një ngjarje tragjike është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Zallç të komunës së Istogut, ku një fëmijë rreth moshës 2-vjeçare ka humbur jetën pasi është mbytur në një pishinë familjare.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se Policia është njoftuar për rastin rreth orës 19:40.

“Një fëmijë i gjinisë femërore është mbytur në një pishinë familjare në fshatin Zallç. Ajo është dërguar me urgjencë në Qendrën e Mjekësisë Familjare, mirëpo, sipas mjekëve, ka arritur pa shenja jete”, tha Gashi.

Ai shtoi se për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, dhe se hetimet lidhur me rrethanat e ngjarjes janë duke vazhduar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE