Milano është tronditur nga një ngjarje e rëndë me përmasa tragjike që ndodhi mëngjesin e së enjtes në zonën Corvetto, në Via Scheiwiller. Një burrë 44-vjeçar vrau me thikë nënën e tij 73-vjeçare, e më pas vendosi t’i japë fund jetës duke u hedhur nga kati i tetë i pallatit ku jetonin.
Sipas mediave italiane, alarmi u dha nga banorët e lagjes, të cilët panë trupin e burrit të shtrirë në trotuar dhe njoftuan menjëherë autoritetet. Në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit, policia dhe ambulanca. Gjatë ndërhyrjes së shpejtë në banesë, efektivët e policisë bënë një zbulim makabër: në një nga dhomat e apartamentit ndodhej trupi i pajetë i të moshuarës, me plagë të shumta thike.
Brenda apartamentit u gjetën gjurmë të dukshme gjaku dhe rrëmujë në disa prej dhomave, ndërsa nuk ka asnjë shenjë që të sugjerojë përfshirjen e një personi të tretë. Hetuesit dyshojnë se ngjarja ka ndodhur në një moment krize psikologjike të të birit, megjithatë motivet mbeten të paqarta.
Sipas informacioneve paraprake, 44-vjeçari dhe e ëma jetonin bashkë në apartament prej shumë vitesh. Fqinjët janë shprehur të tronditur nga ngjarja, duke thënë se nuk kishin vënë re asnjë shenjë të konflikteve apo problemeve të hapura mes tyre.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë të kësaj tragjedie, ndërsa pritet autopsia për të përcaktuar orarin dhe mënyrën e saktë të vdekjes së nënës, si dhe të konfirmohet hipoteza e vetëvrasjes për djalin.
Ngjarja ka ngritur shqetësim të madh në opinionin publik italian, duke rikthyer në vëmendje problematikat e shëndetit mendor dhe dhunës brenda familjes.
Një zbulim makabër brenda apartamentit
Zjarrfikësit dhe efektivët e policisë, duke dyshuar për një ngjarje të rëndë, u drejtuan menjëherë në apartamentin nga i cili dyshohej se burri ishte hedhur. Kur hynë në shtëpi, skena që panë ishte tronditëse: në një nga dhomat gjendej trupi i pajetë i nënës së tij, e cila ishte therur me thikë në pjesë të ndryshme të trupit.
Sipas burimeve të policisë italiane, gratë kishte plagë të shumta në zonën e kraharorit dhe barkut. Në shtëpi u gjetën gjithashtu gjurmë të shumta gjaku dhe rrëmujë, çka sugjeron se ka pasur një përleshje të dhunshme përpara se burri të ndërmerrte aktin fatal të vetëvrasjes.
Hipotezat e para: një akt i dhunshëm në kushte të rënda psikologjike
Hetimet janë ende në fazë paraprake, por sipas burimeve nga Prokuroria e Milanos, nuk ka asnjë provë që të sugjerojë përfshirjen e një personi të tretë në ngjarje. Pista kryesore e hetimit është ajo e një vrasjeje të ndodhur në kushte të rënduara psikologjike, ndoshta pas një konflikti të brendshëm ose një krize të rëndë emocionale.
Sipas fqinjëve, 44-vjeçari jetonte prej vitesh me të ëmën në atë apartament. Ai njihej si një njeri i qetë, ndonëse nuk kishte shumë kontakte me komunitetin. Asnjë shenjë e qartë e konflikteve familjare nuk ishte vënë re më parë. Dëshmitarët tregojnë se nuk ishin dëgjuar ulërima apo zhurma të pazakonta gjatë natës apo mëngjesit.
Policia po heton në dy drejtime: së pari, për të kuptuar nëse burri vuante nga ndonjë sëmundje mendore apo kishte pësuar ndonjë tronditje të thellë personale që mund ta ketë shtyrë drejt aktit ekstrem; së dyti, për të rindërtuar me saktësi kronologjinë e ngjarjes – nëse vrasja ndodhi gjatë natës apo në mëngjes, përpara se të hidhej nga ballkoni, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE