LAJME / E Shtunë 28 Qershor 2025, 20:08

Tjetër aksident i rëndë/ Përplasje e fortë mes dy makinave, tre pasagjerë mbeten të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në rrugën që lidh qytetin e Pogradecit me fshatin turistik Tushemisht.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, si pasojë e së cilës kanë mbetur të lënduar tre persona.

Të lënduarit janë pasagjerë në mjete dhe aktualisht po transportohen drejt spitalit të Pogradecit për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ende nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE