LAJME / E Diel 29 Qershor 2025, 01:01

Tiranë, makina merr para barrierat ndarëse dhe thyen pemën, largohet nga vendngjarja, por… lë targën

Një aksident i pazakonte ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Trenit në Tiranë.

Një automjet me targa të huaja ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat ndarëse të rrugës, duke marrë përpara edhe një pemë.

Pas aksidentit që dyshohet se është shkaktuar si pasojë e shpejtësisë së lartë, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, por policia e ka identifikuar pasi i ka rënë targa.

Për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar, ndërsa zona ku ka ndodhur aksidenti ka qenë fare pranë vijave të bardha e po ashtu me lëvizje të lartë automjetesh, citon top channel, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE