LAJME / E Enjte 13 Gusht 2026, 15:03

Thoshte se "vdekja nuk e merrte më, por e la zemra mes bjeshkëve! Vdekja e gjyqtarit shqiptar trondit të gjithë, ja çfarë paska kaluar

Një lajm i zi erdhi këtë të enjte ku një atak kardiak i mori jetën në vendin e tij të lindjes, Skënder Halucit, ish kreut të Gjykatës së Vlorës, i cili i kushtoi më shumë se dy dekada të jetës së tij drejtësisë në vendin tonë.

Zemra e tradhtoi Halucin në vendlindjen e tij, teksa ishte me pushime në Bjeshkët e Tropojës, duke lënë pas dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe e kolegët e shumtë që e njohën ndër vite. Të shumtë kanë qenë ata miq ata të cilët kanë reaguar mes dhimbjes për këtë humbje të beftë të miku të tyre të mirë.

Mes reagimeve është edhe ai i ambasadores së Shqipërisë në Mal të Zi, Zhaklina Peto e cila ka ndarë publikisht me ndjekësit dhimbjen për humbjen e shokut të saj, duke sjellë edhe një prej bisedave që shpesh herë bënte me të.

Peto kujton forcën me të cilën Haluci përballej me jetën, pavarësisht vuajtjeve që kishte kaluar që në rininë e tij. Sipas saj, ai dinte ta shijonte jetën dhe të përballej me vështirësitë me një forcë dhe qëndrueshmëri të veçantë.

“Kam qenë pranë vdekjes, shumë pranë; nuk më merr më”, ishte shprehja që Haluci përsëriste shpesh.

Një tjetër kujtim i veçantë për ambasadoren Peto janë telefonatat e tyre, të cilat nisnin gjithmonë me të njëjtën përshëndetje të ngrohtë:“Ku je, motra jeme?”.

Mes këtyre rreshtave ajo i ka shprehur ngushëllimë familjarëve të Halucit, si dhe vajzës së tij, Arelës, e cila përpos dhimbjes që sot po i çan kraharorin për humbjen e njeriut të saj të shtrenjtë, ajo ndihet krenare për figurën dhe rrugëtimin e tij.

“Me shumë trishtim mësova për ndarjen nga jeta të Skënder Halucit. Skënderi, një djalë që kishte kaluar vuajtje që në rininë e tij, dinte t’i gëzohej jetës me një forcë të veçantë. Shpesh thoshte: “Kam qenë pranë vdekjes, shumë pranë; nuk më merr më.” Sot këto fjalë tingëllojnë edhe më prekëse. Do të më mungojnë telefonatat e tua, që nisnin gjithmonë me atë shprehjen e ngrohtë: “Ku je, motra jeme?” Ngushëllimet më të sinqerta vajzës së tij, Arelës, e cila përveç dhimbjes ka edhe arsye të ndihet krenare për babain e saj, si edhe të gjithë familjarëve, të afërmve dhe miqve. U prehtë në paqe!”, shkruan ajo, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE