LAJME / E Enjte 13 Gusht 2026, 13:01

Kërkon të dalë nga burgu/ Administrativja “i mbylli derën”, Erion Veliaj kryen LËVIZJEN e fundit…

Pas më shumë se dy javësh nga momenti kur Gjykata Administrative nuk i mori përsipër shqyrtimin e padisë e kryetarit të Bashkisë Tiranë ndaj prokurorit Dado, Veliaj ka ankimuar në Apel vendimin në fjalë me argumentimin se gjykata e mbylli procesin për mungesë legjitimimi.

“Çështja bëhet edhe më serioze sepse pretendohet pavlefshmëria absolute – forma më e rëndë e paligjshmërisë së një akti administrativ. Ligji parashikon që ajo mund të konstatohet në çdo kohë, madje edhe kryesisht nga vetë gjykata.

Megjithatë, Gjykata e mbylli procesin për mungesë legjitimimi, pa shqyrtuar pikërisht atë që ligji i lejon dhe i kërkon ta konstatojë edhe kryesisht: nëse akti që i ka dhënë Ols Dados statusin e prokurorit është apo jo absolutisht i pavlefshëm. Pra, përballë pretendimit se pushteti penal i shtetit mund të jetë ushtruar për vite mbi bazën e një akti juridikisht të pavlefshëm, Gjykata zgjodhi të mos e verifikojë fare këtë pretendim” shkruan Veliaj në reagimin e tij.

Edhe pse gjyqtari i çështjes i bëri me dije se në këtë mes Veliaj ka interes të tërthortë, jo të drejtpërdrejtë, ndryshe nga seç ai pretendon, kryebashkiaku i Tiranës dhe mbrojtja e tij shprehen se çështja shkon përtej interesit personal.

Duke pretenduar pafajësinë, përderisa deri më tani nuk ka akoma një vendim gjykate fajësie dhe po gjykohet vetëm për ato akuza që ai i quan dyshime, Veliaj kërkon që prokurori të provojë se buron nga ligji. Me këtë Veliaj i mëshon sërish kërkesës së tij që të zbulohet nëse Dado është emëruar ligjërisht apo jo, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE