LAJME / E Enjte 13 Gusht 2026, 11:11

Ecën 40 kilometra për të shpëtuar shikimin – historia prekëse e dy motrave shqiptare nga viti 1920

Bëhet fjalë për dy motra shqiptare, historia e të cilave është ruajtur në një fotografi të realizuar në vitin 1920. Ato kishin ndërmarrë një udhëtim të gjatë në këmbë drejt Tiranës, me shpresën për të gjetur ndihmë mjekësore.

Sipas gazetarit Ilir Ikonomi, dy vajzat vinin nga një fshat malor dhe kishin ecur rreth 40 kilometra deri në kryeqytet.

Njëra prej motrave vuante nga një infeksion serioz në sy dhe rrezikonte të humbiste shikimin. Për trajtim, ajo kishte nevojë për një ilaç që shpërndahej në farmacinë e Kryqit të Kuq Amerikan në Tiranë.

Por dy vajzat nuk kishin ardhur duarbosh.


Me vete kishin marrë dy pula dhe gjashtë vezë, të cilat synonin t’ia jepnin mjekut amerikan në këmbim të ilaçit.

Kur mësuan se ilaçi do t’u jepej falas, motrat nuk pranuan të largoheshin pa lënë atë që kishin sjellë. Për to, marrja e ndihmës pa dhënë asgjë në këmbim ishte diçka që nuk mund ta pranonin lehtë.

Ky detaj i vogël e ka bërë historinë edhe më prekëse, sepse tregon jo vetëm vështirësitë ekonomike të asaj kohe, por edhe ndjenjën e fortë të dinjitetit dhe mirënjohjes.

Fotografia dhe historia janë ruajtur në Bibliotekën e Kongresit në Uashington, duke mbetur si një dëshmi e rrallë e jetës së shqiptarëve në fillim të shekullit të kaluar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE