
Një rrufe ka goditur Qendrën Korrektuese Grafton në Ohio të Shteteve të Bashkuara, duke plagosur 16 të burgosur. Ngjarja ka ndodhur të martën në mbrëmje, teksa të burgosurit po ktheheshin nga darka.
Sipas raportimeve të mediave të huaja, të gjithë të plagosurit janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa njëri prej tyre është dërguar me helikopter.
Deri tani nuk raportohet për viktima. Autoritetet nuk kanë bërë të ditur nëse të burgosurit janë goditur drejtpërdrejt nga rrufeja apo janë dëmtuar si pasojë e shkarkimit elektrik.
Incidenti ka ndodhur gjatë një stuhie të fuqishme që ka përfshirë disa shtete të Midwest-it, mes tyre Ohio, Illinois dhe Indiana. Kushtet e rënduara atmosferike kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe dëme në disa zona.
Dy tornado raportohen në Çikago
Moti i keq ka shkaktuar gjithashtu probleme në Çikago, ku janë raportuar dy tornado. Stuhitë kanë prekur qytetin dhe zonat përreth, ndërsa në Indiana erërat kanë arritur shpejtësinë 159 kilometra në orë.
Stuhitë kanë shkaktuar dëme dhe ndërprerje të energjisë elektrike, duke lënë qindra mijëra persona pa energji.
Për shkak të intensitetit dhe shtrirjes së fenomenit, sistemi i stuhive po vlerësohet edhe për një klasifikim të mundshëm si “derecho”, një fenomen meteorologjik relativisht i rrallë dhe potencialisht shkatërrues, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
