LAJME / E Enjte 13 Gusht 2026, 00:12

Vetëm 17 vjeç, por mbi supe ka marrë një përgjegjësi shumë më të madhe se mosha e tij.

Joey Charney jeton në Shtetet e Bashkuara dhe prej dy vitesh është ai që përgatit darkën për familjen e tij të madhe: babain dhe shtatë vëllezërit e motrat, nga 11 deri në 25 vjeç.

Gjithçka nisi kur nëna e tij u diagnostikua me kancer të gjirit në stadin e katërt dhe gjendja e saj nuk e lejonte më të qëndronte në kuzhinë. Ndërkohë, babai punonte 12-13 orë në ditë, ndaj Joey vendosi të merrte përsipër gatimin për të gjithë familjen.

Pas shkollës, 17-vjeçari kthehej në shtëpi, hapte frigoriferin dhe niste të përgatiste darkën për nëntë persona. Me kalimin e kohës nisi të filmonte recetat dhe t’i publikonte në TikTok, ku videot e tij u bënë virale.

Më 7 gusht, familja u përball me momentin më të dhimbshëm, kur mamaja e Joey-t nuk mundi ta vazhdonte më betejën me sëmundjen.


Në videon e parë të publikuar më pas, Joey u shfaq sërish në kuzhinë, por këtë herë prezantimi i tij kishte ndryshuar:

“Quhem Joey, jam 17 vjeç dhe gatuaj darkën për familjen time sepse mamaja ime nuk është më me ne.”

Pavarësisht dhimbjes, ai vazhdon të kujdeset për njerëzit e tij përmes asaj që di të bëjë më mirë: gatimit.

Historia e 17-vjeçarit ka prekur mijëra njerëz, madje edhe shefa të njohur amerikanë. Joe Sasto i ka ofruar pajisje kuzhine, ndërsa Andrew Gruel ka shpërndarë historinë e tij duke kërkuar të vihet në kontakt me të.

Joey ëndërron që një ditë të ndjekë një shkollë kulinarie, ndërsa qindra njerëz po i tregojnë mundësitë për bursa studimi.

Në një moshë kur duhet të mendonte vetëm për shkollën dhe ëndrrat e tij, Joey po përpiqet të mbajë të bashkuar familjen, një darkë pas tjetrës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE