LAJME / E Enjte 13 Gusht 2026, 00:12

Një lajm i trishtë ka ardhur këtë mbrëmje

Një lajm i trishtë ka ardhur këtë mbrëmje nga qyteti i Vlorës. Agim Bubeqi, një nga protagonistët e Flamurtarit gjatë viteve 1985-1990, është gjetur i pajetë në banesën e tij.

Ish-futbollisti i njohur i kohërave të arta të Flamurtarit dyshohet se ka ndërruar jetë prej disa ditësh, ndërsa vetëm këtë të mërkurë është gjetur trupi i tij. Kanë qenë komshinjtë ata që kanë vënë re mungesën e tij dhe më pas e kanë gjetur të pajetë në apartament.

Bubeqi ishte një nga emrat që spikati në një prej periudhave më të lavdishme të historisë së Flamurtarit. Ai ishte pjesë e një skuadre që shkroi faqe të rëndësishme në historinë e futbollit shqiptar dhe që bëri Vlorën të krenohej me ekipin e saj.

Një legjendë e futbollit vlonjat, që fatkeqësisht vitet e fundit kishte zgjedhur të qëndronte larg vëmendjes dhe jetës publike. Mësohet se kishte pasur probleme shëndetësore dhe ishte shkëputur plotësisht nga aktiviteti i përditshëm, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE