
Jo gjithçka ka “shkuar vaj” në mbledhjen prej katër orësh mes kryeministrit Edi Rama dhe 20 kryebashkiakëve, takim i cili u mbajt në Kuç të Vlorës. Pas dyerve të mbyllura, diskutimet për hartën e re territoriale kanë qenë shumë më të tensionuara nga sa u raportua më herët pas përfundimit të mbledhjes.
Për rreth katër orë, kryeministri Rama dhe kryebashkiakët e majtë kanë diskutuar për reformën që pritet të sjellë shkrirjen e disa bashkive, ndërsa në disa raste debati ka kaluar në përplasje të forta.
Nga informacionet e dala, brenda sallës ka pasur përplasje të forta mes kryeministrit Rama dhe disa prej kryebashkiakëve, madje njëri prej tyre u largua nga mbledhja, ndërsa tjetra thuhet se është nxjerrë nga vetë kreu i qeverisë.
Një nga momentet më të tensionuara raportohet të ketë qenë përplasja mes kryetarit të Bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotkaj dhe kryeministrit Rama. Zotkaj, i cili edhe më herët ka dalë kundër shkrirjes së bashkisë që drejton, ka mbrojtur qëndrimin se ndryshimi i hartës do të sillte largimin e shërbimeve nga qytetarët. Debati mes tyre mësohet se ka marrë tone të forta, deri në atë pikë sa Zotkaj është larguar nga mbledhja.
“Ti nuk duhet të ishe fare këtu. Ajo që bëri Policiani me djegien e kartave ishte një akt paturpësie”, mësohet t’i ketë thënë Rama kryebashkiakut, ndërkohë që ky i fundit ja ka kthyer: “Komuniteti iu përgjigj veprimit mosmirënjohës të PS-së dhe Kryeministrit. Në ka një mosmirënjohje është ajo e PS.”
Mirëpo kjo përplasje nuk ka qenë e vetmja në atë sallë, pasi edhe diskutimi me kryetaren e Bashkisë së Dimalit, Juliana Memaj, është shoqëruar me tensione. Sipas asaj që është thënë për mediat, një debat mes saj dhe kryeministrit ka përfunduar me largimin e Memajt nga salla.
“Ju udhëheqësit e mëdhenj!”, mësohet t’i jetë drejtuar Rama, ndërsa Mema i është përgjigjur duke i thënë: “Ç’udhëheqës zeza! Ne jemi bërë si punëtorë komunaleje”.
Si duket ky term i përdorur nga kryebashkiakia për të treguar mungesën e kompetencave të pushtetit vendor ka nevrikosur kryeministrin i cili i ka kërkuar kryebashkiakës që të dalë jashtë nga mbledhja.
Protestat nuk e ndalën reformën, çfarë u tha në takimin e Ramës me kryebashkiakët, kryeministri i vendosur për “fatin” e Bashkive (VIDEO-DETAJE)
Në të njëjtën linjë kanë qenë edhe kryetari i Bashkisë së Selenicës, Nertil Bello dhe ai i Divjakës, Josif Gorrea, të cilët kanë kundërshtuar argumentet për shkrirjen e bashkive që drejtojnë. Në tryezë është ngritur edhe pretendimi për standarde të dyfishta në përzgjedhjen e njësive vendore që do të shkrihen dhe atyre që do të vijojnë të funksionojnë si bashki.
Pikërisht këtu është përmendur edhe Bashkia e Roskovecit, e drejtuar nga Majlinda Bufi, duke ngritur pyetjen se përse kjo bashki nuk është futur në listën e atyre që do të shkrihen, në një kohë kur, sipas tyre treguesit e performancës së saj paraqiten më të ulët krahasuar me disa prej bashkive që tashmë janë futur në rrethin e kuq të reformës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
