LAJME / E Enjte 13 Gusht 2026, 15:03

Aksident i frikshëm, shoferja humb kontrollin e drejtimit dhe mjeti del nga rruga, plagosen 3 anëtarë të së njëjtës familje

Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Vodicë në Poliçan, në vendin e quajtur “Çesma e Thatë”.

Mjeti, tip Toyota Yaris, me targa AC 173 AI, doli nga rruga në një kthesë dhe përfundoi në kanalin kullues në anë të rrugës. Si pasojë e aksidentit, u plagosën tre shtetasit: Veiz Shermalli, 60-vjeç, Rabushe Shermalli, 78-vjeçe dhe Liljana Shermalli, 58-vjeçe, të tre banues në fshatin Vodicë të bashkisë Poliçan.

Korrespondenti i Top Channel Bledar Korreshi raporton se ata ishin anëtarë të së njëjtës familje dhe mjeti drejtohej nga 58-vjeçarja Liljana Shermalli.

Ata janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku edhe kanë marrë mjekimin e nevojshëm, ndërkohë që për shkak të frakturave të marra, 78-vjeçarja Rabushe Shermalli është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Grupi hetimor i Sektorit të Qarkullimit Rrugor është duke kryer veprimet në vendngjarje, për të zbuluar shkaqet e aksidentit, që paraprakisht mendohet të kenë qenë nxehtësia e asfaltit, që e ka bërë makinën të rrëshqasë gjatë marrjes së kthesës./Top Channel, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE