LAJME / E Shtunë 15 Gusht 2026, 17:05

Tentoi ta q*llonte me armë sapo doli nga lokali, dalin pamjet. Autori ende në arrati (Video)

Pamje nga momenti kur një person i drejton armën një personi tjetër në Elbasan janë siguruar nga Euronews Albania.

Në pamje duket momenti kur personi i cili ishte shënjestër e sulmit largohet nga ambientet e lokalit teksa autori i cili ndodhet jashtë ngrihet menjëhere dhe i drejton armën.

Personi reagon menjëhere duke i larguar armën dhe më pas largohet me shpejtësi.

Ngjarja ka ngjallur shqetësim të klientët e tjerë në lokal të cilët ngrihen të shqetësuar nga tavolina.

Policia ka nisur hetimet dhe ka identifikuar personin e dyshuar, ndërsa po punohet për lokalizimin dhe kapjen e tij, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE