LAJME / E Shtunë 15 Gusht 2026, 18:06

Raportohet se ne aksidentin e rende nje person

Një aksident rrugor është shënuar këtë mesditë në Rrugën e Kombit, në afërsi të qytetit të Kukësit.

Mësohet se një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor të autostradës. Pas daljes nga rruga, automjeti ka vijuar lëvizjen për rreth 20 metra përgjatë kanalit, përpara se të përplasej me një strukturë betoni.

NEWS Rrëzimi i helikopterit ushtarak në Katar, gjashtë viktima dhe një i zhdukur
Në automjet ndodhej vetëm drejtuesi i mjetit, i cili është transportuar me autoambulancë drejt urgjencës së Spitalit të Kukësit.

Sipas burimeve spitalore, drejtuesi ka pësuar dëmtime në këmbë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe lëndimet e tij janë vlerësuar të lehta.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur patrulla e Policisë Rrugore të Autostradës, si dhe punonjësit e koncesionarit të Rrugës së Kombit. Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE