LAJME / E Shtunë 15 Gusht 2026, 19:07

Të shtëna me armë zjarri, plagosen 5 persona në Universitet

Universiteti Shtetëror i Virxhinias u alarmua ditën e sotme pas disa të shtënave me armë zjarri, ku si pasojë u plagosën 5 persona, sipas policisë universitare.

Mediat e huaja raportojnë se një person u plagos rëndë dhe katër persona të tjerë pësuan lëndime të lehta.

Kampusi u vu menjëherë në bllokim, i cili u hoq pak më vonë.

Për një kohë të gjatë, autoritetet u bënë thirrje studentëve, punonjësve dhe qytetarëve të shmangnin zonën.

Më parë, universiteti foli për “persona të shumtë” që dyshohet se janë përfshirë në incidentin pranë ambienteve të Quad Annexes.

Nuk janë publikuar ende informacione të mëtejshme rreth rrethanave të sulmit ose identitetit të autorëve. Hetimet janë duke vazhduar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE