
Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin Fier-Vajkan, pranë zonës së quajtur “Ura e Mbrostarit”.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Fiat” i drejtuar nga një person me iniciale L.Xh është përplasur me një automjet tjetër tip “Volswagen”, ku për pasojë janë lënduar babai dhe djali i mitur.
Të lënduarit janë transportuar menjëherë në urgjencën e Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Policia po heton në lidhje me rastin, për të zbardhur shkakun dhe rrethanat e ngjarjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
