LAJME / E Shtunë 15 Gusht 2026, 16:04

“Ne nuk jemi sorra, por shqiponja!” – E reja nga SHBA: Do të paguani për krimet që keni bërë! Qëndrojmë në shesh për fëmijët që të mos ndjejnë atë që përjetuam ne

Një e re, që ka ardhur nga SHBA për të protestuar në Tiranë, i përcolli një mesazh kryeministrit se protestuesit nuk janë sorra siç i ka etiketuar ai, por shqiponja.

Ajo deklaroi se qeveria do të paguajë për krimet që ka kryer, ndërsa shtoi se ndodhen në shesh për të mos lejuar që fëmijët të mos përjetojnë dhimbjen që kanë përjetuar ata që janë larguar.

“Ne nuk jemi sorra por shqiponja. Kam lindur në Nju Jork por gjaku im është shqiptar dhe zemra ime rreh për këto troje këtu. Paralajmëroj qeverinë se keni për të paguar shtrenjtë për krimet që keni bërë, për lotët e njerëzve që kam lënë atje.

Për nënën e babën time, prindërit që dergjen në rrugët e botës dhe i morën nëpërkëmbë. Keni për të paguar për ato nëna që me zemrën copë kërkojnë bijtë e tyre, për ata pleq që i merr malli të puthin dheun.

I them kësaj qeverie se keni paguar, kur keni menduar se uria juaj për para e pushtet do t’iu mbajë në krye, nuk keni llogaritur se plagët tona, dhimbja jonë nuk kthehet më pas. Ngrihemi sot për këta fëmijë që të mos ndjejnë dhimbjen që kemi ndjerë ne. “, tha ajo, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE