LAJME / E Shtunë 15 Gusht 2026, 13:01

Urgjente! Zjarri në Lurë del jashtë kontrollit, rrezikohen banesat, mbi 170 forca në terren, thuhet se do të

Flakët në Lurë kanë dalë jashtë kontrollit dhe po rrezikojnë banesat dhe zonat e banuara. Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, mbi 170 forca janë angazhuar në terren për shuarjen e zjarrit.

Në operacion po marrin pjesë punonjës të Bashkisë Dibër, punonjës të zonave të mbrojtura, forcat e ushtrisë dhe Policia.

Në ndihmë të operacionit kanë mbërritur edhe dy avionë, të cilët po ndërhyjnë nga ajri për të frenuar përhapjen e flakëve.

Dyshohet se zjarret mund të jenë të qëllimshme, pasi janë evidentuar disa vatra në zona të ndryshme. Për shkak të situatës së rënduar, që prej ditës së djeshme në Lurë ka qëndruar edhe një ambulancë me staf mjekësor.

Ndërkohë, një person është lënduar si pasojë e asfiksisë nga tymi dhe ka marrë ndihmë mjekësore në spital.

Situata në Lurë mbetet kritike, ndërsa forcat e angazhuara në terren po vijojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll flakët, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE