LAJME / E Shtunë 15 Gusht 2026, 02:02

Rama nxori jashtë 2 kryetarë bashkie gjatë takimit/ Gorrea zbulon detajet: Do t'ju tregoj çfarë ndodhi

Kryetari i Bashkisë Divjakë, Josif Gorrea, dha sqarime në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në lidhje me qëndrimin e tij në takimin e zhvilluar në Kuç me Kryeministrin Edi Rama, ku u diskutua Reforma Territoriale.

Gorrea tha se takimi ishte i mbyllur, ndërsa theksoi se qëndrimi i tij për ruajtjen e Bashkisë Divjakë nuk ka ndryshuar.

“Ishte një takim i mbyllur. U diskutua gjatë si grup politik, të cilin e quaj një hap të madh përpara. Secili prej nesh shprehu mendimin e tij. Kryeministri i vendit e la bisedën të hapur. Secili shprehu mendimin e tij të pastër. Disa kryetarë bashkie të ngazëllyer dhe të nxituar ia ndërprenë fjalimin, sikur të kishte ndodhur edhe këtu.”

Po flas qartë për atë që ndodhi. Edhe në atë takim, nuk kisha detyrim të flisja në emër të të tjerëve, por për veten time. Qëndrimi im ka qenë i qartë. Nuk ka ndryshuar në asnjë moment nga ajo që kam deklaruar. Edhe në atë takim, e mbrojta me forcë idenë që bashkia duhet të mbetet. Para së gjithash, ka disa mospërputhje në Komisionin Maznik.

Zbulova disa gabime që do t'jua bëj të ditur. Së dyti, bëra një krahasim midis Lushnjës dhe Divjakës. Ndoshta Komisioni në atë citat i referohet faktit që ne zhvilluam një takim në të cilin ishim të pranishëm.


“Në atë takim, përsëri, mund ta keni parë në media, përfaqësues të lartë të Partisë Socialiste deklaruan qartë se nuk do të ketë ndryshime në qarkun e Fierit. Unë e mbrojta me forcë faktin që nuk isha i informuar. E përsërita atë që thashë më sipër”, tha Gorrea, ndër të tjera, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE