
Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme fshatin Pogragjë të Klinës, ku një aksident trafiku ka lënë të plagosur gjashtë persona. Përplasja e fuqishme ka përfshirë dy vetura dhe një kamionetë, duke krijuar momente paniku në rrugë.
Sipas konfirmimit zyrtar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, ngjarja u sinjalizua rreth orës 17:40.
Forcat e rendit dhe ekipet e emergjencës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku gjashtë të lënduarit janë nxjerrë dhe dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Pejës për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.
Ndërkohë, grupi hetues i trafikut rrugor po vijon punën në terren për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e saktë të këtij aksidenti të frikshëm, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
