
Pas ditëve me temperatura tepër të larta, duket se moti ka bërë një ndryshim drastik në vendin tonë. Raportohet se pasditën e kësaj të premteje, qyteti i Pogradecit dhe fshatrave përreth, është përfshirë nga një stuhi e fuqishme me shi.
Si pasojë e kësaj stuhie të fuqishme, rrugët e qytetit liqenor janë përmbytur. Po ashtu bëhet me dije se reshjet kanë shkaktuar përmbytje në rrugën “Dëshmorët e Pojskës”. Ndërsa është përmbytur edhe shëtitorja e qytetit.
Ndërsa po ashtu bëhet me dije se moti i keq ka prekur edhe jugun e vendit, ku në Sarandë dhe Delvinë, reshjet e shiut janë shoqëruar edhe me breshër dhe shkarkesa elektrike.
Duket se pas ditëve të nxehta të kësaj jave, ku temperaturat arritën deri në 40 gradë celcius, moti ka bërë kthesën e papritur. Sipas sinoptik aneve, javën e ardhshme pritet një ulje të temperaturave në gjithë vendin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
