
Vajza e cila dyshohet se kreu vetvrasje në Podujevë, është familjare e ish deputetit nga Levizja Vetvendosje
Ditën e sotme në media u raportua për një ngjarje të rëndë në Podujevë, ku një 30-vjeçare u gjet pa shenja jete.
Sipas informacioneve, viktima është Saranda Azemi, 30 vjeçe.
Burimet për mediat kosovare bëjnë të ditur se ekzistojnë dyshime se 30-vjeçarja ka konsumuar një substancë kimike (domestos), ndërsa rrethanat e plota të rastit ende nuk janë sqaruar.
Familjarët tashmë kanë njoftuar edhe për ceremoninë e varrimit të saj. Sipas njoftimit mortor, Saranda Azemi u varros sot, e premte, në ora 18:30, në fshatin Turuçicë, në lagjen e Azemëve.
“Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe të gjithë të afërmit se sot, e premte, do të bëhet varrimi i më të dashurës sonë, Saranda Azemi”, thuhet në njoftimin e familjes.
Për këtë ngjarje ka reaguar edhe ish deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Egzon Azemi i cili ka bërë te ditur se vajza në fjalë është vajza e axhes së tij, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
