LAJME / E Premte 14 Gusht 2026, 20:08

Drejtori i medias së njohur u gjet pa shenja jete në bulevard/ Cilat janë pistat që po heton policia?

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkupin, ku drejtori i televizionit Alsat, Lirim Hajredini, është gjetur i vdekur në bulevardin Krste Misirkov.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, bëhet fjalë për një burrë 38-vjeçar me inicialet LH, i cili ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

“Rreth orës 09:25, Shërbimi i Sigurisë Publike – Shkup mori një njoftim se një person i lënduar ndodhej para një ndërtese në bulevardin ‘Krste Misirkov’ në Shkup. Zyrtarët policorë të stacionit policor Bit Pazar shkuan në vendngjarje dhe përcaktuan se personi ishte LH (38) nga Shkupi, i cili kishte ndërruar jetë nga plagët e marra. Vdekja u konfirmua nga një mjek i ambulancës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Prokurori publik është njoftuar për incidentin, ndërsa autoritetet kanë filluar hetimin e vendit të ngjarjes për të sqaruar rrethanat.

Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se personi i gjetur i vdekur është Lirim Hajredini, drejtuesi i televizionit Alsat. Roli i tij drejtues në stacionin televiziv është dokumentuar edhe në materiale të mëparshme nga organizatat mediatike. Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë një version zyrtar për mënyrën dhe rrethanat që çuan në vdekjen e Hajredinit.

Ndër pistat që pritet të verifikohen gjatë hetimit, nuk përjashtohet edhe vetëvrasja, por kjo mbetet vetëm një pistë hetimore dhe nuk mund të konsiderohet e konfirmuar pa përfundimin e hetimit dhe rezultatet e ekspertizës. Prokuroria dhe policia pritet të analizojnë provat e mbledhura në vendngjarje, ndërsa rrethanat e sakta të vdekjes pritet të dihen pas përfundimit të procedurave hetimore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE