LAJME / E Hënë 23 Qershor 2025, 14:02

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një 26-vjeçar

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesnatën e kaluar në Shkodër, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Autoritetet policore raportojnë se shtetasi P. F., 49 vjeç, dyshohet se, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin J. Ç., 26 vjeç. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:05, në lagjen “Perlat Rexhepi”.

I plagosuri është dërguar në spital dhe raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autori i plagosjes është shpallur në kërkim dhe blutë e Shkodrës thonë se po vijojnë kontrollet për kapjen e tij.

Policia thotë se grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE