Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përmes një postimi në platformën e tij Truth Social, ka kritikuar ashpër gazetarët e CNN dhe New York Times, duke i cilësuar si “gazetarë të lajmeve të rreme” dhe duke kërkuar që ata të pushohen “menjëherë” nga puna.
Trump i ka quajtur këta gazetarë “njerëz të këqij me qëllime të liga”, dhe ka vazhduar sulmet e tij ndaj tyre për raportimet që vënë në dyshim efektivitetin e sulmeve amerikane në centralet bërthamore të Iranit.
Kritikat e Trump-it erdhën pas një vlerësimi paraprak të inteligjencës që ngrinte pikëpyetje mbi rezultatet e bastisjeve, çka ka sjellë kundërshtime të forta nga administrata e tij.
Në një konferencë për shtyp sot, Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, theksoi se sulmet ishin “historikisht të suksesshme”, duke cituar raportime nga agjenci të ndryshme që evidentojnë dëmet e shkaktuara nga aksionet amerikane, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE