LAJME / E Diel 19 Korrik 2026, 18:06

Tatimet i shkuan për kontroll, punonjësit e resortit mbyllin inspektorët brenda, pesë të arrestuar

Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë kontrolleve rutinë të Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, duke çuar në prangosjen e pesë personave. Policia e Kavajës njoftoi se ka arrestuar në flagrancë administratorin dhe katër punonjës të një resorti në Golem, pasi këta të fundit kanë mbajtur peng brenda ambienteve të biznesit inspektorët tatimorë.


Mbajtën të mbyllur, për një kohë të konsiderueshme, brenda ambienteve të një resorti në Golem, punonjësit e Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, vihen në pranga administratori dhe 4 punonjës të tjerë të resortit.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, pas kallëzimit të bërë nga punonjësit e Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, shtetasit:

S. N., 34 vjeç, administrator i resortit;


Z. J., 56 vjeç, shef finance në resort;

A. K., 56 vjeç, shef i sigurisë së resortit;

H. S., 64 vjeç, punonjës i sigurisë së resortit;

B. A., 57 vjeç, punonjës i sigurisë së resortit.

Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 18.07.2026, kanë penguar dhe kanë mbajtur të mbyllur, për një kohë të konsiderueshme, brenda ambienteve të një resorti në Golem, punonjësit e Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, të cilët ishin duke ushtruar detyrën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE