LAJME / E Diel 21 Qershor 2026, 19:07

Tarifa prej 3,500 eurosh për njohjen e diplomave shqiptare hiqet

Studentët nga Mali i Zi që kanë përfunduar studimet në gjuhën shqipe në universitetet shqiptare nuk do të paguajnë më tarifën prej 3,500 eurosh për procesin e njohjes dhe konvertimit të diplomave.

Vendimi vjen në kuadër të një bashkëpunimi midis Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi dhe institucioneve përkatëse, me qëllim lehtësimin e procedurave administrative dhe uljen e kostove për studentët dhe familjet e tyre.

Masa prek veçanërisht anëtarët e pakicës shqiptare në Mal të Zi, të cilët ndjekin studimet e tyre në Shqipëri dhe deri më tani janë përballur me procedura të kushtueshme dhe të ndërlikuara për njohjen e diplomave.

Heqja e tarifës konsiderohet një hap drejt thjeshtimit të procesit të unifikimit të diplomave dhe rritjes së aksesit në tregun e punës dhe studimeve të mëtejshme.


Që nga viti 1991, studentët nga komuniteti shqiptar në Mal të Zi kanë përfituar nga kuota studimi falas në universitetet shqiptare, si pjesë e mbështetjes për arsimin në gjuhën shqipe dhe bashkëpunimin arsimor midis dy vendeve.

Sipas autoriteteve, lehtësimi i këtyre procedurave pritet të ndikojë pozitivisht në zhvillimin akademik dhe profesional të të rinjve, si dhe në forcimin e marrëdhënieve arsimore midis Shqipërisë dhe Malit të Zi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE