Ndërkohë që ish-presidenti, Ilir Meta kërkon pafajësinë, një tjetër episod korrupsioni dyshohet nga prokuroria e SPAK.
Dyshohet se me një kartë të vënë në dispozicion nga një biznesmen shqiptaro amerikan Adrian Shatku, ish-çifti Meta ka shpenzuar 240 mijë dollarë.
Në hetimet e mëparshme ishte zbuluar një kartë tjetër “American Express” që gjithashtu përdorej dhe mbahej nga i njëjti biznesmen.
SPAK ka administruar disa letërporosi nga disa shtete të huaja mbi pagesat që janë kryer me këtë kartë të dytë online bankare.
Vazhdimisht Meta ka mohuar të ketë lidhje me këtë kartë bankare duke u distancuar nga veprimet e ish-bashkëshortes.
Jo më larg se dje, kreu i Partisë së Lirisë reagoi sërish nga burgu, ku zbulimin e kartës nga SPAK, e cilësoi si ngjarjen më shokuese të jetës së tij, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE