LAJME / E Hënë 22 Qershor 2026, 22:10

Sot hapet aplikimi për këtë kategori për të përfituar mijëra euro

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural pritet që gjatë ditës së sotme të hapë zyrtarisht programin e aplikimit për pagesat direkte (subvencionet) për fermerët dhe blegtorët.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se të gjitha procedurat administrative janë përfunduar dhe se programi do të jetë i qasshëm për aplikim gjatë ditës së sotme.

Fermerët dhe blegtorët që plotësojnë kriteret do të mund të dorëzojnë aplikimet e tyre në Drejtoritë Komunale për Bujqësi, sipas komunës ku zhvillojnë aktivitetin e tyre bujqësor.

Hapja e këtij programi pritet të mirëpritet nga sektori i bujqësisë, pasi pagesat direkte përbëjnë një mbështetje të rëndësishme financiare për fermerët, duke ndihmuar në zhvillimin e prodhimit bujqësor dhe blegtoral.

Ministria pritet të publikojë gjatë ditës edhe detajet zyrtare lidhur me kriteret, dokumentacionin e nevojshëm dhe afatet për aplikim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE