
Radhë kilometrike dhe pritje të gjata në pikën kufitare të Kakavijës, në kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë, ndërsa trafiku është rritur ndjeshëm për shkak të lëvizjeve masive të udhëtarëve.
Sipas Epirusgate.gr, situata në Kakavijë është përkeqësuar që prej ditës së djeshme, me një numër të madh automjetesh që presin për të kaluar kufirin.
Media greke raporton se kontrollet po kryhen me ritëm të ngadaltë, duke krijuar vonesa të konsiderueshme për drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerët.
Sipas saj, problematika duket veçanërisht e theksuar në daljen nga Greqia drejt Shqipërisë, pasi shumë qytetarë kanë zgjedhur të udhëtojnë në 15 ditët e para të gushtit.
Volumi i madh i automjeteve ka sjellë krijimin e radhëve të gjata në pikën kufitare, ndërsa udhëtarëve u kërkohet të tregohen të duruar për shkak të fluksit të lartë.
Sipas raportimit, trafiku i rënduar pritet të vijojë edhe gjatë ditëve në vazhdim, teksa numri i udhëtarëve që lëvizin në rajon pritet të mbetet i lartë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
