LAJME / E Diel 9 Gusht 2026, 20:08

E fundit! I dënuar me burgim të përjetshëm, Ardjan Çapjas i ndodh e keqja e madhe, burgu merr vendimin e bujshëm

Ardian Çapja, biznesmeni i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Nezir dhe Gentian Beqirit ka kërkuar lërë nesër ambientet e qelisë, pasi ketë të diel i ka ndërruar jetë nëna.

Në shkresën drejtuar Drejtorisë së Burgjeve, Çapja, kërkon që nesër të marrë pjesë në ceremoninë mortore. Ndërsa raportohet, se Burgjet kanë pranuar kërkesën e të dënuarit, dhe ai do t’i japë nënës së tij, lamtumirën e fundit.

Ardian Çapja është dënuar për burgim të përjetshëm për vrasjen e dyfishtë të Nezir dhe Gentian Beqirit, babë e bir, ngjarje e ndodhur në Elbasan në vitin 2012. Gjykata e Posaçme e dënoi Çapjan me burgim të përjetshëm më 19 prill 2023, ndërsa vendimi u la në fuqi edhe nga Apeli i Posaçëm.

Çështja shkoi më pas në Gjykatën e Lartë, ku rekursi i paraqitur nga Ardian Çapja dhe të pandehurit e tjerë u rrëzua. Me këtë vendim, mbeti në fuqi dënimi me burgim të përjetshëm për Çapjan dhe Florenc Çapjan.

Ndërsa në të shkuarën, Çapja i ka mbijetuar 4 atentateve, ku më i rëndë është ai i vitit 2020, ku u qëllua me snajper në banesën e tij në Elbasan, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE