LAJME / E Mërkurë 10 Qershor 2026, 23:11

Si kurrë në histori! E pabesueshme çfarë ka ndodhur ditën e sotme me protestën…VIDEO

Pamjet me dron kanë fiksuar momente spektakolare kur mijëra qytetarë janë shpërndarë në rrugët e kryeqytetit, gjatë marshimit të protestës së zhvilluar kundër qeverisë.

Siç shihet edhe nga pamjet, protestuesit kanë mbushur bulevardin dhe rrugët kryesore të qytetit, duke lëvizur nga kryeministria, drejt Bashkisë së Tiranë, zonës së quajtur “9-katëshet”, e më pas janë drejtuar drejt Rrugës së Kavajës.

“Rama jep dorëheqjen”, Ju erdhi fundi”, Edi Rama o hajdut, o hajdut, o hajdut”, dhe slogane të tjera janë dëgjuar vazhdimisht gjatë marshimit në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama i ka reaguar shefit të zyrës për shtyp të diplomacisë iraniane, Esmaeil Baqaei, pas polemikave në të cilat është përshirë vendi për shkak të protestave qytetare që zhvillohen prej ditësh në Tiranë.

Akuzat se ato orkestrohen dhe ndihmohen nga agjenturat iraniane kanë shkuar deri në Teheran, regjim i cili i ka reaguar zyrtarisht Edi Ramës, ndërsa kryeministri i quan të paturpshëm dhe shtypës që kanë masakruar popullin e tyre.

“Ja edhe qeveria e ajatallohëve të Teheranit i bashkohet zyrtarisht protestës së bulevardit, madje edhe me parrullat në shqip, njësoj si ata që e kthyen nga protestë mjedisore në protestë për rrëzimin e qeverisë”, shkruan Edi Rama.

Kryeministri thekson se Shqipëria nuk merr leksione mbi sovranitetin nga një qeveri, operativët e së cilës u kapën duke kryer sulme kibernetike ndaj shërbimeve publike dhe institucioneve shqiptare, gjë që çoi në ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Iranit.

“Ju citoni protestues shqiptarë që thërrasin në rrugë. Shumë mirë. Kjo quhet demokraci. Në Shqipëri njerëzit janë të lirë të protestojnë kundër qeverisë së tyre, të kritikojnë Kryeministrin e tyre, të kërkojnë drejtësi dhe të kërkojnë zgjedhje të reja pa pasur frikë nga burgosja”, shkruan Rama, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE