LAJME / E Hënë 30 Qershor 2025, 19:07

Si e ke marrëdhënien me Loredanën? Jozi më në fund ‘godet’ me deklaratën e tij

Ish-banori i edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Joz Marku, ka bërë së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit e tij në “Instagram”. Pyetjet për këngëtarin kanë qenë të shumta dhe të ndryshme, nga jeta private tek ajo profesionale. E sigurisht që ndjekësit kanë qenë kuriozë që të dinë edhe rreth raportit të tij me ish-banorët e tjerë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Dikush i ka shkruar shkurt ‘arroje’, duke e shoqëruar me një emoji duke qeshur. Kjo fjalë është përdorur nga Loredana Brati, me të cilin Jozi nisi një romancë brenda shtëpisë së BBV 4, e fansat duan të dinë se çfarë po ndodh me ata të dy jashtë.

“Se arroj jo”, është përgjigjur shumë shkurt edhe Jozi.

Ndërsa i pyetur: “Po me Loredanën si asgjë s’po marrim vesh ça bëhet”, këngëtari ka kthyer një përgjigje që ka ngritur dyshime për marrëdhënien e tyre.

“Vlla çiftet i kalojnë do faza, zihu-pajtohu-zihu-pajtohu. Ndryshe s’ka kuptim”, ka shkruar Jozi në “Instastory”, duke mos zbuluar nëse janë apo jo bashkë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE