
Një aksident tragjik u ka marrë jetën në “lule” të rinisë dy motrave shqiptare të Kosovës.
Erza Zubaku 24 vjeç dhe Aulona Zubaku 18 vjeç ishin duke udhëtuar me makinën e tyre tip “Smart” në momentin kur u përfshinë në aksidentin me pesë automjete.
Sipas mediave gjermane, autoritetet janë ende duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndërsa KlanKosova raporton se autoritetet gjermane bëjnë të ditur se dy aksidente u raportuan në të njëjtin vend, ku aksidenti i parë ndodhi pak pas orës 11:30 pranë zonës së pushimit Renchtal.
“Dy automjete u përplasën gjatë një manovre ndërrimi korsie, nga korsia e mesme në atë të majtë. Për shkak të shpejtësisë së lartë, drejtuesit humbën kontrollin mbi automjetet, të cilat u ndalën në rrugë. Një person mbeti i plagosur rëndë”, shprehen autoritetet.
Sipas informacioneve paraprake kanë qenë pengesat e krijuara nga aksidenti u parë ato që detyruan drejtuesit e automjeteve që po lëviznin pas tyre të frenonin papritur, e për asojë pranë nyjës së Appenëeierit ndodhi një aksident tjetër i rëndë, ku u përfshinë pesë automjete.
Autoritetet bëjnë të ditur se katër nga pesë automjetet e përfshira nuk patën të lënduar, por dy vajzat që udhëtonin në një automjet tip Smart humbën jetën në vendngjarje për shkak të plagëve të rënda, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
