
Avokati Altin Goxhaj ka folur për zhvillimet e pritshme të protestës në javët në vijim, duke e konsideruar muajin shtator si një periudhë vendimtare për atë që ai e quan përballjen me qeverinë.
Goxhaj pretendon se Edi Rama po përpiqet të tregojë se e ka ende situatën nën kontroll, ndërsa sipas tij protesta duhet të hyjë në një fazë të re, me objektiva dhe një agjendë konkrete. Në këtë kuadër, ai ka vendosur si një nga “vijat e kuqe” një skenar të mundshëm që lidhet me ligjin për tokën bujqësore.
Reklamo biznesin tend
Sipas Goxhajt, nëse Rama do të çonte në Kuvend një ligj që do t’u mundësonte të huajve blerjen e tokës bujqësore, kjo do të përbënte një pikë kthese për protestën. Ai pretendon se një vendim i tillë do të sillte një reagim shumë më të fortë, duke argumentuar se pas miratimit të ligjit situata do të bëhej e pakthyeshme.
Goxhaj u shpreh gjithashtu se protestat e shtatorit duhet të orientohen jo vetëm nga datat, por nga veprimet konkrete të qeverisë, duke përcaktuar paraprakisht edhe mënyrën e reagimit ndaj vendimeve që opozita ose protestuesit i konsiderojnë të papranueshme.
“Edi Rama ka nevojë t’u tregojë të vetëve që unë e kam akoma situatën në kontroll. Ka nevojë t’u thotë të vetëve që unë jam pushtet. Ka nevojë t’u thotë ushtarëve të vet që mos më braktisni, që unë jam akoma në pushtet. Është e gjitha një operacion PR, erdhi si rezultat i të gjitha budallallëqeve që bëri në fazën e parë të protestës, ku të gjithë e kuptuan që ai ka marrë fund. Edhe ai tani po përpiqet të menaxhojë situatën. Thotë “jo”, thotë “unë jam prapë i fortë”. Është e gjitha një mashtrim kështu masiv. Unë besoj që protesta ka disa defekte të cilat janë të korrigjueshme dhe i përkasin tri javëve në vazhdim.
Pra, nga e hëna që vjen deri ditën e javës së parë të shtatorit janë tri javët bazë që kjo protestë do kapi vetëm mesazh, objektiv në qëllim, në projekt. Është më e rëndësishme se si do menaxhohet opinioni publik dhe, për mendimin tim, ekzistojnë të gjitha shanset që kjo protestë t’i ketë bazat reale të krijimit të optimizmit, të një agjende konkrete, të një plani konkret, të një kalendari që nuk është thjesht me ditë dhe me datë, por është në objektiva dhe me përballje. Dhe me vijat e kuqe që nuk vijnë si pasojë e datave, por vijnë si pasojë e veprimeve të palës kundërshtare. Pra, në qoftë se pala kundërshtare do bëjë X veprim, do kemi këtë përgjigje. Në qoftë se do bëjë Y veprim, do kemi këtë përgjigje tjetër. Për shembull, për ta bërë më thjeshtë që në fillim: në qoftë se Rama çon në parlament ligjin e shitjes së tokës te të huajt, që është ligji që përcakton që “çufot” do të marrin gjithë tokat bujqësore të Shqipërisë, është ligji për tokën bujqësore, në atë moment nuk ka më vend për diskutime paqësore, jo paqësore, protesta, jo protesta.
Në atë moment është shpallur luftë. Në atë moment ti e kupton që, po e miratoi Rama në parlament atë vendim, Presidenti do ta zbatojë. Pjesa më e madhe e tokave bujqësore kalojnë në duart e kolonëve izraelitë. Që do të thotë, ti të bësh 100 revolucione, 100 protesta, 100 rrëzime të qeverisë, nuk kanë asnjë vlerë më. Sepse sipas të drejtës ndërkombëtare, legjislacionit ndërkombëtar, në momentin që një i huaj ka blerë tokë me ligjet e Shqipërisë, ai do e gëzojë atë tokë për 1000 vjet. Pra këtu nuk ka kush t’ia marrë më tokën. Pra, nuk kthehet më mbrapsht. Që do të thotë, ti s’duhet të lejosh ligjin të miratohet.
Në atë moment ti e kupton që Shqipëria ka marrë fund, është pushtuar dhe në atë moment ti e kupton që e vetmja alternativë që ke është të fillosh luftën, në kuptimin literal të fjalës, luftën. Pra ky është një kalendar, kjo është një agjendë. Në qoftë se ai e bën këtë gjë, ne do të kundërveprojmë. Si do kundërveprojmë? Do ketë njerëz trima të cilët do e duan Shqipërinë porsa jetën e tyre dhe e dinë që nuk ka më Shqipëri të nesërme dhe do luftojnë për Shqipërinë dhe nuk ka rëndësi kë kanë përballë, por do luftojnë me jetë. Unë, për shembull, e kam deklaruar ditën që ata do e bëjnë këtë gjë, ne kemi marrë fund”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
