
Stuhi të fuqishme dhe dy tornado kanë shkaktuar dëme të mëdha në disa zona të Gjermanisë, duke lënë të paktën një person të vdekur dhe disa të plagosur, ndërsa dhjetëra shtëpi janë dëmtuar.
Në Walldorf, në Rheinland-Pfalz, një grua 58-vjeçare u vra dhe një tjetër, 47 vjeç, u plagos rëndë pasi një pemë u shkul nga era dhe ra mbi strehën ku të dy ishin strehuar nga stuhia. Gruaja 58-vjeçare vdiq në vendngjarje, ndërsa gruaja tjetër u dërgua në spital.
Stuhitë shkaktuan dëme edhe në zona të tjera të Rheinland-Pfalz, ku u rrëzuan pemë dhe mure shtëpish.
Dy tornado godasin Brandenburgun dhe Hessen
Një tornado goditi Fürstenwalde-Spree, në Brandenburg, pranë Berlinit. Shërbimi Meteorologjik Gjerman (DWD) konfirmoi fenomenin, ndërsa autoritetet raportuan dëme në zonë, duke përfshirë automjete të dëmtuara nga pemët e rrëzuara. Nuk pati të lënduar.
Një tjetër tornado goditi zonën pranë Wetzlar, në shtetin e Hessen. Sipas zjarrfikësve, rreth 60 shtëpi u dëmtuan nga fenomeni ekstrem i motit.
Në Laubach, pranë Wetzlar, një pemë e rrëzuar dëmtoi një rezervuar gazi në një ndërtesë banimi. Për shkak të rrjedhjes së gazit, autoritetet evakuuan zonën brenda një rrezeje prej 200 metrash.
Dëme të konsiderueshme janë raportuar gjithashtu në Turingi dhe Bavari, ku disa shtëpi janë bërë të pabanueshme.
Ndërkohë, Shërbimi Meteorologjik Gjerman ka paralajmëruar për stuhi të mëtejshme të forta, veçanërisht në shtetet jugore të Baden-Württemberg dhe Bavarisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
