Deklarata e debatueshme e Sazan Gurit për gratë mbi 45 vjeç shkakton reagime në rrjet: “Ligji i fizikës nuk njeh boshllëk”
Tiranë – Ambientalisti Sazan Guri ka shkaktuar debat dhe reagime të forta në rrjete sociale dhe media pas një deklarate të bërë gjatë një emisioni televiziv ku foli mbi marrëdhëniet në çift dhe ndryshimet biologjike që ndodhin pas moshës 45-50 vjeç, veçanërisht te gratë.
Gjatë diskutimit në studio, Guri tha se burrat “detyr ohen të trad hëtojnë” gratë e tyre kur ato kalojnë moshën 45-50 vjeç, me arsyetimin se “u bien hor monet” dhe se “ligji i fizikës nuk njeh boshllëk”. Sipas tij, gratë në këtë moshë duhet të “shtiren” gjatë marrëdhënieve intime në mënyrë që të mos rrezikojnë që partnerët e tyre të kërkojnë jashtë familjes ato që nuk gjejnë brenda saj.
Pjesë nga deklarata e Sazan Gurit:
“Një meritë e burrave është jetëgjatësia e seksualitetit të tyre, ndërsa tek gratë fatkeqësisht ai bie pas moshës 45-50 vjeç. Në fakt ajo (dëshira seksuale) stimulohet me mendje. 45-50m bëj sikur o vëlla, sepse ligji i fizikës nuk njeh boshllëk. Nëse nuk plotësohet në shtëpi, do plotësohet jashtë. Gruaja 45-50-55 vjeç jo të jetë vetëm amvisë, por edhe amvisë e kësaj qeverisje.”
Këto deklarata u bënë në praninë e moderatores Rudina Magjistari dhe analistes Zhaklina Lekatari, të cilat reaguan menjëherë duke vënë në dyshim logjikën e argumentit dhe duke sqaruar se rënia e libidos është një proces biologjik natyror, që ndodh si te burrat ashtu edhe te gratë, dhe nuk justifikon tradhtinë.
“Jo çdo burrë tradhton, por nga ana biologjike bie sistemi i hormoneve. Por kjo nuk është arsye për të normalizuar një sjellje që cenon partneritetin në çift.”
Reagimet publike dhe kritikat
Pas transmetimit të deklaratës, shumë qytetarë, aktivistë për të drejtat e grave, si dhe personalitete publike, e kanë cilësuar fjalën e Gurit si ofenduese, diskriminuese dhe të mbushur me stereotipe gjinore.
Komentet në rrjetet sociale janë të shumta, ku shumë gra janë ndjerë të nënvlerësuara dhe të reduktuara vetëm në funksion seksual. Të tjerë kanë kërkuar një reagim institucional nga autoritetet e medias apo edhe ndonjë kërkim falje publike nga Guri.
Konteksti i munguar
Deklaratat e tilla shpesh pasqyrojnë një mungesë të kuptimit të dimensioneve psikologjike dhe emocionale të marrëdhënieve në çift. Ekspertët theksojnë se intimiteti nuk është vetëm një çështje fiziologjike, por lidhet ngushtësisht me komunikimin, ndjenjat, dhe mirëkuptimin reciprok.