LAJME / E Hënë 30 Qershor 2025, 14:02

Shqiptari i dënuar 50 herë lejohet të qëndrojë në Britani. Argumenti i gjykatës do iu befasojë!?

Shqiptari Zenel Beshi, i dënuar afro 50 herë për vepra të ndryshme penale, ka fituar të drejtën të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar, pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve britanike për ta deportuar.

Sipas dokumenteve zyrtare, Beshi ka pasur një historik kriminal të gjatë në Itali, ku është dënuar me gjashtë vite burg për grabitje me dhunë, vjedhje dhe mbajtje peng të paligjshme. Autoritetet britanike theksojnë se ai nuk i ka deklaruar këto dënime gjatë hyrjes në territorin britanik dhe për këtë arsye konsiderohet një kërcënim për sigurinë publike.

Pavarësisht kësaj, gjyqtarja Leonie Hirst nga Gjykata e Lartë e Imigracionit vendosi të mos e pranojë kërkesën e Ministrisë së Brendshme për dëbimin e tij, duke argumentuar se krimet e kryera “nuk janë të një natyre aq të rëndë sa të provokojnë një ndjenjë të thellë neverie publike”. Si rezultat, Beshi do të lejohet të qëndrojë ligjërisht në Britani.

Ky vendim ka shkaktuar reagime të ashpra nga politika britanike. Chris Philp, sekretar për çështjet e brendshme në opozitë, kritikoi ashpër vendimin dhe deklaroi se “gjyqtarja është e shkëputur nga realiteti”. Ai e përshkroi Beshin si “një rrezik të qartë për sigurinë e qytetarëve britanikë” dhe kërkoi ndryshim rrënjësor në qasjen ndaj të huajve me precedentë penalë.

“Të gjithë të huajt që kanë kryer krime, brenda apo jashtë vendit, duhet të deportohen pa përjashtim. Duhet të mbrojmë të drejtat tona për siguri dhe jo të vendosim përpara të drejtat e kriminelëve,” u shpreh Philp, duke shtuar se një reformë e thellë ligjore do të jetë prioritet nëse ai merr drejtimin e Ministrisë së Brendshme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE