
Këshilli i Ministrave ka vendosur gjatë mbledhjes së të enjtes hapjen e ambasadës shqiptare në Sarajevë të Bosnjë dhe Hercegovinës.
Mësohet se shpenzimet përballohen nga buxheti i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, miratuar për vitin 2024.
Kujtojmë që shumica e shqiptarëve tradicionalisht jetojnë në Sarajevë. Madje, historia ka treguar që në vitet 1970–1981, në Sarajevë, ka ekzistuar një shkollë e arsimit fillor në gjuhën shqipe, shkolla “Bane Šurbat” në Gërbavicë. /abcnews.al
